E njejta Bibel?

Nje nga pyetjet me te zakonshme eshte nese bibla qe gjendet sot ne librari apo neper kisha eshte e njejta Bibel qe ka qene shekuj me pare.

Me lejo se pari te them qe Bibla sic e njohim sot eshte nje bashkim i 66 librave te ndryshem te shkruara ne nje periudhe 16 shekullore nga rreth 40 autore te ndryshem. Shkrimet qe ne i quajme te shenjta jane te frymezuara nga Perendia dhe jane shkruar ne gjuhet e autoreve te asaj kohe: Hebraisht, Aramaisht dhe Greqisht. Aty ka mesazhe nga Perendia, materiale historike, profeci dhe mesazhe poetike. Nder vite kopjuesit nen betim te shenjte i kane kopjuar kopjet qe shkruheshin ne material te kalbshem, jo vetem per shumefishim kopjesh me qellim rritjen e lexuesve dhe degjuesve, por dhe qe prishja e materialit te mos pengonte mesazhin e shkruar te zhdukej.

Ne cdo komb te ri ku mesazhi i Perendise ka shkuar ka patur gjithmone njerez qe kane dashur ta japin kete mesazh ne gjuhen e vendasve, keshtu qe vazhdimisht Bibla eshte perkthyer here ne mes te shume kundershtimeve dhe here ne mes te inkurajimeve te autoriteteve kishtare apo laike.

Sot mund te gjesh disa perkthime te bibles dhe do te gjesh ndryshime te fjaleve po t’i krahasosh. Kjo vjen per disa aresye:

  • Te perkthesh nje gjuhe antike ne gjuhen tone nuk eshe gje e lehte, jo vetem ne gjetjen e fjaleve te duhura por dhe kontekstin qe shprehjet jane thene.
  • Sot botues here pas here perpiqen ta ofrojne Biblen duke u fokusuar ne dy drejtime kryesore: te jete e kuptueshme dhe te jete sa me afer tekstit origjinal. Shpesh te dyja nuk funksionojne mire ne nje tekst. Perkthimi fjale per fjale i nje teksti te vjeter, shpesh e ben te lodhshem leximin e tij nga nje lexues normal i cili deshiron te ushqehet shpirterisht me mesazhin e ketij libri.
  • Disa here perkthyesit kane perdorur nje perkthim tjeter te vjeter per ta kthyer ne gjuhen e sotshme-qofte kjo greqishtja per perkthimin e shkrimeve hebreje apo latinishja per perkthimin e shkrimeve greke. Kjo sigurisht mund te sjelle kendveshtrim te ndryshem ne ate sesi sillet ne jete nje mesazh nga nje gjuhe e vjeter ne gjuhen tone.

Bibla pavaresisht e perkthyer permban mesazhin e Perendise, keshtu qe sa here qe dikush e lexon Biblen, ne cfaredo lloj gjuhe, Fryma e Zotit e ben shume personal mesazhin qe eshte shkruar me te zeza ne te bardhe. Merr nje Bibel dhe fillo dhe lexo. Te sugjeroj te fillosh nga Ungjilli i sipas Gjonit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s