Pse Zoti duhet te flasë shqip?
Pse jo! Ndoshta ti do të thuash që kjo nuk është thelbësore. Unë mendoj që është. Meqenëse ti flet shqip dhe ka mundësi qe është e vetmja gjuhë që ti kupton shumë mirë, Zoti dëshiron që të flasë ty në një gjuhë që ti e kupton mirë.
Ta kuptosh sa më mirë Zotin do të thotë t’i japësh përgjigje shumë pyetjeve që nuk ke marre përgjigje apo nuk ke dashur t’i bësh. Vite më parë në Jeruzalem gjatë një feste që quhej dita e Rrëshajave, Fryma e Shenjte u derdh mbi ata judenj që besuan në Jezusin dhe ata filluan të flasin në gjuhë te panjohura prej tyre. Shume shpejt u kuptua qe ato nuk ishin fjali te thëna ne erë. Në festë kishin ardhur judenj nga vende te tjera që kuptuan se çfarë po thuhej-ata po lavdëronin Perëndinë, Krijuesin ne gjuhën tjetër. Pse duhet t’i fliste Zoti atyre judenjve ne gjuhen e vendit ku ato po jetonin? Së pari si një shenjë e mbinatyrshme dhe së dyti si një mesazh për kohërat qe do të vinin se Zoti dëshiron që të flasë me njerëzit në gjuhën qe njerëzit e kuptojnë. Nuk ka gjuhe te shenjte për te komunikuar me Zotin apo te flasësh ne emër te Tij, gjuha qe ti flet është gjuha qe Zoti e kupton dhe do qe te flasë ty.
A dëshiron ti qe te komunikosh me Krijuesin tënd? Arsyeja qe ke hapur këtë faqe është me tepër sesa thjesht kuriozitet. Unë besoj qe brenda teje ka një dëshirë të pashprehur per te njohur Krijuesin, për te ditur mbi boten shpirterore per te cilen na kane ndaluar te dime gjate komunizmit apo na kane mesuar skandalisht keq. Kjo faqe do te jape me shume drite faktesh dhe aresyetimesh mbi atë që Perëndia është dhe ka në plan për jetët tona.
Beje këtë faqe një nga adresat ku do gjesh frymëzim, përgjigje dhe nxitje. Mos ngurro të na kontaktosh nëse ke pyetje direkte. Ne me shume dëshire do te uleshim dhe te pinim një kafe bashke dhe t’ju ndihmonim ne kërkimin tuaj.