A ka Perendi-sipas qukapikut?

Nganjehere disa pyetje qe bejme nuk eshte se nuk kemi asnje pergjigje, por nuk jemi te sigurt. Mendoj qe ti miku im mund te jesh ne kete situate, ndersa shikon faqet e ketij websiti per t’u siguruar mbi ate qe beson. Ka dy pergjigje absolute per kete pyetje:

1) Ka Perendi

2) Nuk ka Perendi.

Te dy pergjigjet nuk kane garanci absolute me mjetet tona shkencore. Sepse ne mund te shikojme veprat e prekshme dhe na duhet te analizojme qe cfare ka me teper kuptim-qe gjithcka eshte vetvetiu ose rastesi, APO gjithcka eshte produkt i nje skenari dhe skicimi.

Kur flasim per Perendi, te kemi parasysh ate qenie qe eshte origjina e gjerave qe jane te dukshme dhe te padukshme.

1- Nese ka Perendi. atehere eshte e kuptueshme qe perpara fillimit te gjerave qe shohim, duhet te kete qene nje ide, nje plan dhe nje mendje me fuqi gjeniale. Kjo mund te shpjegohet qe megjithese krijesat qofte bimore apo shtazore, kane ngjashmeri me njera-tjetren, por jane te ndryshme. Ngjashmeria me dicka nuk verteton faktin qe ato jane produkt i njera-tjetres, por jane rezultat i te njejtit burim.

Flicker-Tongue-660x403 WoodpeckerMendo psh nje zog, nese ai ka ardhur nga nje qenie tjeter, si ka ekzistuar ne nje qenie te ndermjetme, ndersa mendon qe po t’i mungonte nje nga gjymtyret e sotshme, nuk do funksiononte sic duhet. Shkencetaret kane studiuar qukapikun qe ka disa cilesi qe eshte veshtire te besosh qe i kane ardhur gradualisht. Gjuha e tij e gjate qe kalon neper nje kanal te komplikuar ne pjesen e siperme te kokes, eshte veshtire te besosh qe ka ardhur gradualisht. E njejta gje me formen kompakte qe ka kocka e kokes e bashkuar me sqepin e forte. Perplasja e vazhdueshme qe ai ben duke hapur vrima ne dru, te pakten mund te nxjerre jashte syte nga cdo krijese tjeter, por jo te qukapikut. Nga ana tjeter ai nuk ka dhimbje koke.

2-Nese nuk ka Perendi, duhet te gjejme fakte te pamohueshme te qenieve ndermjetese midis llojeve. Megjithese gjejme lloj – lloj speciesh, nuk ka asnje qenie ndermjetese e dy specieve te ndryshme.

Te besosh ne rastesi, eshte shume me e veshtire sesa te besosh ne nje planifikim.

Cfare mendon ti, mund te shkruash me poshte.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s