Sa njerez besojne tek Zoti?

Do te ishte nje e dhene interesante po te dinim SAKTESISHT se kush nga banoret e tokes beson tek Zoti apo jo. Fatkeqesisht kjo deri tani eshte e pamundur. Cfare ndodh eshte qe agjensi te ndryshme bejne regjistrime te popullsise dhe me metodologji te ndryshme arrijne te marrin disa informacione te cilat kryesisht flasin mbi perkatesine fetare te individeve dhe jo mbi ate qe REALISHT besojne te intervistuarit.

Mund te ndodhe qe ata qe ti njeh ne kete moment besojne ne Zot apo anasjelltas dhe kjo mund te ndryshoje pas 5 vitesh. Kjo ndodh gjithmone sepse besimi eshte nje vendim individual pasi nje individ ben reflektim te asaj qe di dhe perjeton ne lidhje me mbinatyroren.

Dua qe te kuptosh nje dallim midis atyre qe besojne ne Zot dhe atyre qe i perkasin nje besimi fetar. Jo gjithmone ndodh qe dikush qe beson ne Zot shkon ne nje organizim fetar dhe anasjelltas, ka nga ata qe shkojne ne aktivitete fetare por nuk besojne realisht ose ne ekzistences e Zotit apo te ligjeve hyjnore.

Pra, udhetimi i cdo njeriu eshte personal dhe nuk duhet te ndikohet patjeter nga ajo qe te tjeret perjetojne. Aresyeja qe ti po lexon kete faqe eshte sepse Ti ke pyetjte te pasqaruara mbi Zotin apo besimin, dhe nuk eshte aq thelbesore per ty se cfare bejne te tjeret. Ti e ke degjuar fjalen e urte: “Nese shoku yt do shkoje te hidhet ne lume, a do e ndjekesh dhe ti?”

Dua te them gjithashtu qe eshte e mundur qe njerez te mos besojne sepse nuk i eshte dhene mundesia qe ke ti. Prandaj, mos e ler te shkoje dem, sepse neser do te dale dicka qe mund te duket me e rendesishme dhe mund ta lesh pas dore.

Se fundmi, dua te them qe nje aresye tjeter qe njerezit nuk besojne eshte sepse djalli apo satanai apo shenjtani (sido qe ti ta kesh degjuar emrin e genjeshtarit) perpiqet pa ndalese qe te krijoje situata dhe aresye qe njerezit te dyshojne lajmin e mire per shpetimin e secilit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s