Perkthimi i Bibles ne shqip

Ndonëse libri i parë në shqip nga Gjon Buzuku (1555) përfshin pjesë të ndryshme të Bibles, edhe pse kishte disa përpjekje të tjera për të përkthyer Shkrimet e Shenjta në shqip, asgjë nuk u botua deri në shekullin e XIX.

Dy kishat e mëdha, katolike dhe ortodokse, për arsye të komplikuara, e shpërfillen këtë fushë shumë të rëndësishme dhe është lënë e të pakultivuar. U mor nga protestantet, të cilët patën sukses jo vetëm sepse ata dinin se si lërojnë dhe të mbjellin duke përdorur aftësitë e përvojave të tyre në vende të tjera, por edhe sepse u përgjigjen pengesave të rivaleve të tyre me një nocion kulturor të punës. Ky nocion pranonte gjuhen lokale si një mjet, e respektuan dhe e zhvilluan atë. Gjatë shekullit të fundit, koha e Rilindjes sonë, ai që ndihmoi zhvillimin e gjuhës shqiptare, fitoi betejën [për shpirtin e njerëzve].

Pak a shumë një shekull e gjysmë përkthimet shqiptare janë prodhuar nga Shoqëria Biblike Angleze dhe të huaja (BFBS). Data zyrtare e themelimit të saj është konsideruar 7 mars 1804; në 10 vite ajo do të festojë 200 vjetorin. Aventurat e fillesës së çdo njeriu mbasi ka arritur suksesin nëpërmjet aktiviteteve të gjata, janë të rrethuar me mjegullën e legjendave dhe anektodave. Edhe Shoqëria Biblike nuk bën përjashtim. Thuhet se një vajze e re nga Wales nuk dinte anglisht, kështu ajo kërkoi një kopje të Bibles në Welsh. Drejtuesit e shoqërisë së misionareve protestant  në Londër diskutuan kërkesën e saj, dhe e pranuan atë. Por njëri nga anëtaret pyeti, “Pse në një gjuhë dhe jo në gjitha gjuhët e botës?” Një komision i tillë u krijua me idenë, “Bibla për gjithë botën”. Pa asnjë dyshim, arsyeja historike për fillimin ishte më e thellë se kjo anektodë. Kjo ishte një përgjigje karakteristike angleze, përgjigje e tepruar shoqërisë së Napolonit, të cilët po hapnin ide të revolucionit francez. Anglezet duke mos dashur të eklipsohen [nga francezet] me respekt të forcës të mesazhit të tyre në gjithë boten, rinovuan mesazhin biblik. Një forcë me një influencë të tillë, një ngjarje e tillë mund të krahasohet me Reformimin e shekullit XVI, nga i cili protestantizmi ka fillesën.

Nga përvojat e tyre, përfaqësues të Shoqërisë Biblike e gjeten të domosdoshme të mblidhnin informacione të plota para se të merrnin përsipër një përkthim. Nga kërkimi im në arkivat e Shoqërisë Biblike në Londër në 1972, kam marrë gjithë materialet lidhur me Shqipërinë. Dokumenti i parë në gjithë këta materiale ka origjinën në gusht 1816, dhe i fundit në mars 1946. Botova pjesën më të madhe të këtyre dokumenteve njëzet vite më parë në revistën “Studimet filologjike” (Philological studies), edhe pse atje preka vetëm disa nga pikat kryesore.

Duke hetuar tregun e librit në Shqipëri, këta përfaqësime dokumentonin kushtet e edukimit dhe kulturës në Shqipëri, sikurse edhe frymën e përdorimit dhe nivelin e zhvillimin e shqipes së shkruar. Ata nxorën në dukje problemet e shkrimit në shqip dhe edukimit shqiptar. I ktheva faqet e këtyre dokumenteve me një ndjenjë mirënjohje kundrejt atyre që krijuan dhe ruajtën me kujdes këta materiale; nga faqet e të cilëve dolën jashtë disa figura pa të cilët gjuha, literatura dhe kultura jonë nuk do të ishin çfarë janë sot.

Me 28 Gusht 1816, përfaqësuesit nga Moska të degës së Shoqërisë, shkruan një letër nga Vjena, duke argumentuar nevojën e përkthimeve shqiptare, dhe paraqesin të njëjtat ide, që u pranuan nga Kristoforidhi 45 vite më vonë. Disa shqiptare që kishin studiuar, sapo takuan këtë përfaqësim të rëndësishëm të Vjenës, pranuan iniciativën e tij dhe e binden plotësisht atë që duhej bërë një përkthim në shqip. Këtu është zanafilla e kësaj ideje të ndritur. Gjithashtu,  pasioni i mëvonshëm i zjarrtë i Pinkertonit për shqiptaret nuk mund të shpjegohej ndryshe. Ai ishte një person që me lejen e carit të Rusisë udhëtoi 7000 km neper Rusi; pastaj erdhi në Vjenë, takoi arbitrin e famshëm evropian , Prince Mettemich dhe akoma shqetësimi i tij kryesor ishte Dhiata e Re në shqip.

Është vjeshta e 1819 në Stamboll, Pinkerton takon Vangjel Meksi, një oficer dhe doktor i Ali Pasha Tepelena, që kishte përgatitur gjithashtu një gramatikë në shqip. Marrëveshja e tyre e plotë u firmos me 19 tetor 1819. Përkthimi përfundoi në fillim të 1821. Por në rrethanat e komplikuara të kryengritjeve për çlirimin e Greqisë, Meksi iku dhe vdiq në 1823. U vendos të mos botohej e gjithë Dhiata e Re, por të bëhej një tekst me ungjillin e parë.
Para botimit, dhe pas tij, njerëzit që po punonin me Biblen, bënë një hetim të kujdesshëm mbi nivelin e kuptimit të përkthimit dhe përputhshmërisë së tij me përdorimin e gjuhën reale të shkruar. Në këtë mënyrë ata përmbushen një punë serioze filologjike; disa prej tyre ishin njerëz me njohuri dhe kompetenca filologjike të vërteta. Dorëshkrimet e Meksit, një kopje e plotë që unë gjeta në 1972 në Londër, bën pjesë në këtë kategori. Redaktimi  dhe korrigjimi i printimit u bë nga Gregor Gjirokastriti, arqipeshkvi i Eubesë, një person me një edukim të gjerë. Në Shtator 1824, 170 vite më parë, printimi i tij Ungjillit të Mateut përfundoi, pjesa e parë e plotë e Bibles në shqip që ne njohim sot. E konsiderova një rastësi të mirëpritur që ne jemi duke fiksuar 170 vjetorin e Ungjillit në shqip me konferencën e sotme.

Isaac Laundz në Korfuz mbajti gjurmët e pranimit të librit mes shqiptareve dhe një shqiptar që erdhi nga atdheu në Maj 1825 i tha atij, “Gëzimi dhe kënaqësia e njerëzve ishte kaq e madhe saqë kur erdhi dita e leximit të Ungjillit të Mateut, aty e mbrapa u lexua rregullisht neper kisha.” Ky është një fakt shumë i rëndësishëm sepse për herë të parë ne kemi dokumentacion se një Ungjill në shqip u lexua në kishat shqiptare. Edhe të tjerë njoftuan Laundz që shumë njerëz kishin dëshirë të zjarrtë për të pasur këtë punim.

Me aftësinë praktike të I. Laundz dhe kujdesin e G. Gjirokastriti, Dhiata e Re e parë në shqip u botua në Korfuz 1827. Ky ishte një event me aq rëndësi për gjuhen shqipe, saqë drita e tij shndriti gjithë shekujt e kaluar. Nga ky botim i Shoqërisë Biblike, gjuha jonë u ngrit në standardet e botës e faqeve të shtypura, duke marrë vendin e tij mos ekzistues më parë në hartë. Botimi i tij ngjalli një interes në opinionin filologjik dhe kulturor të Evropës rreth gjuhës tonë. Do të përmendi vetëm   fjalët e J. Ksilander, i cili në 1835 ribotoi gjithë Ungjillin e Markut. Ai tha që “me këtë përkthim, koha e dyshimit dhe moskuptimit për gjuhën shqipe ka përfunduar; nëpërmjet tij njerëzit e tjerë të botës kanë një bazë të sigurt…[për ta pranuar atë si një gjuhë të plotë].” Pas Ksilander, ka një listë të gjatë të me studiues të dalluar, të cilët përdoren botimin e Dhiatës së Re në shqip në punën e tyre shkencore, si J. P. Famillmerayer, J. G. von Hahn, F. Bope, D. Kamarada, G. Mayer, etj.

Nga 1833 në 1856 dokumentet e Shoqërisë Biblike nuk kanë asgjë për Shqipërinë. Por unë dëshiroj të përmend një vërejtje bërë  A. Thompson që ka thënë që në 1853 mbasi kishte qenë në Paris, Vjenë dhe Venecia; patrioti, Said Toptani, u kthye në shtëpi, që kishte predikuar protestantizmin në Tiranë, dhe se në 1864 ishte internuar në Ankara [Turqi].

Në fund të 1856 interesi i Shoqërisë Biblike u ndez përsëri për një botim të ri të Dhiatës në shqip. Në të njëjtën kohë American Foreign Missionary Board ( Bordi i Misionareve të Huaj Amerikan) në Stamboll filloi të kishte interes në gjuhen shqipe. Fatkeqësisht, gjatë këtyre njëzet viteve nuk kam pasur mundësi të marr njohuri nga arkivat e Shoqërive Amerikane, që ruajnë surpriza të vlershme. Prandaj, unë do të përmendi vetëm se në Mars 1857 Dr. Hamil ftoi Kristoforidhin nga Smyma të fillojë një përkthim të ri. Kristoforidhi u pranua si një student në American College of the Missionaries në Bebek, ku në Korrik ai kaloi në Protestant College në Maltë. Atje eci me përkthimin. Edicioni i ri i Dhiatës së Re në 1858 nuk pati sukses.

Në 1860 Alexander Thompson erdhi në Stamboll si përfaqësues i Shoqërisë Biblike në Turqi. Ky fisnik, i devotshëm dhe bujar skocez punoi për 35 vite në këtë mision, duke dhënë  një kontribut jo të zakonshëm jo vetëm në lidhje me botimet shqipe, por duke na lënë neve një dokumentacion të mirëqenë. Marrëdhënia e tij me Kristoforidhin ishte e komplikuar dhe zgjati për një kohë të gjatë. Jam duke shkruar një libër, pjesa më e madhe e të cilit është për bashkëpunimin mes këtyre dy burrave, që ishin barabar të pashëm dhe të mençur, punëtor të mëdhenj dhe të edukuar, udhëtarë të palodhur , dhe të dashuruar mbas librave, gjuhës dhe shkollës. Frytet e bashkëpunimit të tyre ishin Ungjijtë dhe Veprat në 1866, Psalmet në 1868 dhe gjithë Dhiata e Re në gegërisht në 1869. Dëshiroj të theksoj sërish se për herë të parë kemi Dhiatën e Re në shqip në dialektin e veriut. Kristoforidhi përktheu vetëm librat e Zanafillës dhe Daljes të Dhiatës së Vjetër në gegërisht, që nuk u botuan kurrë. Por unë kam gjetur dorëshkrimet e tyre të plota në Londër.

Mbas 1872, botimet u bënë vetëm në dialektin Tosk; Psalmet u botuan në 1868, e gjithë Dhiata e Re në 1872, Zanafilla dhe Dalja në 1880, Libri i Përtërirë në 1882, Fjalët e Urta dhe Isaia në 1884. Kristoforidhi la në pesë dorëshkrime libra të tjerë të Dhiatës së Vjetër. Me botimet e këtyre përkthimeve, sikurse tha Thompson në 1867, “Këta njerëz interesantë shpejt nuk do të akuzohen më që nuk kanë gjuhë të shkruar.” Është me vlerë të përmendim se A. Thompson i dha ndihmë të pakursyer Kristoforidhit, edhe duke shkuar përtej detyrimeve të Shoqërisë Biblike, duke botuar Abetaren e parë në gegërisht në 1866 (në toskërisht në 1872), një Katekizëm në gegërisht në 1867, një Histori e Shkrimeve të Shenjta në gegërisht në 1870 (toskërisht në 1872) dhe sidomos, Fjalorin e Gjuhës Shqipe në 1882, për të cilin paratë u mblodhën dhe u paguan personalisht nga Thompson.

Pas prishjes së marrëdhënieve me Kristoforidhin, Shoqëria Biblike vazhdoi me edicione të reja, duke i përshtatur ata me zhvillimin e gjuhës shqipe, duke përfshirë alfabet dhe stil. Vetëm Jobi dhe Kishtari u botuan si përkthime të reja. Aktiviteti i pafund i përsosjes përfshiu disa prej emrave të më njohur të Rilindjes Shqiptare dhe kulturës sonë në përgjithësi. Çdo botim ishte një luftë e vërtet për një libër në shqip, duke kapërcyer brutalitetin e pushtuesve osman, intrigat e përgatitura nga shovinistet në rroba fetare, vështirësitë e këtij aktiviteti shumë serioz, dobësitë dhe ambiciet e njerëzve dhe gjithashtu pak fat të keq. E gjithë kjo histori interesante tema (theme) e një libri të dytë për përkthimin e Bibles në gjuhen shqipe të cilin po e shkruaj tani. Që nga 1868 ndryshimi i Psalmeve në dialektin Tosk u bë nga Jani Vreto. Unë nuk do të përdori shprehje të larta për të përshkruar këta shenjtër, që ishin plotësisht përkushtuar vendit dhe kulturës së tyre, që me idealet e tyre të larta afruan librat e Bibles.

Luka dhe Meteu u botuan në 1886, korrigjuar nga Pandeli Sotiri. Mbasi Gerasim Qiriazi mori pozicionin e Kristoforidhit në 1884, ai filloi të përgatisë Mateun dhe Psalmet me alfabetin shqip të vendosur në Stamboll, por nën sugjerimin e Naim Frasherit, ai ktheu vëmendjen e tij tek Zanafilla dhe Mateu, të cilët u botuan në Bukuresht në 1889. Në 1894 ai mori si asistent Athanas Sina dhe me punën e të dyve Psalmet u ribotuan në 1895. Në Shtator 1897 Faik Konica i kërkoi Shoqërisë Biblike nëse ai mund të merrte përsipër përkthimin e gjithë Bibles, ku edhe publicisti Arbëresh Anselmo Lorekio i propozoi atyre në 1899 të bëjë një përkthim në dialektin Arbëresh [përdorur në jug të Italisë].

Për dhjetë vite qeveria Osmane ndaloi çdo botim në shqip, deri në shpalljen e kushtetutës në 1908. Ndërkohë, në 1895 Thompson u zëvendësua nga T. Hodgson, që siguroi ndihmën e Naim Frasherit për ungjijtë e Markut, Lukës, Gjonit dhe Psalmet. Vetëm në 1909 A. Sina filloi botime të reja në Manastir, ndihmuar nga Gjergj Qiriazi me ungjillin e Markut, libri i parë i ribotuar duke përdorur alfabetin shqip të tanishëm. Në 1910 Mateu dhe Luka dolën, në 1911 Gjoni u botua, dhe katër ungjijtë dolën së bashku në 1991.

Në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë një situatë e re ishte krijuar. Ne kemi një shenjë të parë të saj në një letër me datë 20 Tetor 1911 e James Barton nga Boston. Duke parë vrullin e zgjimit të shqiptarëve, American Board of Christians Foreign Missions (ABCFM)  [Bordi Amerikan i Misionareve të Krishterë të Huaj] kërkoi nxitimin e përfundimit të përkthimeve duke përfshirë Gregor Cilka dhe Kristo Dako në këtë punë. Mbas një muaji Phineas Kennedy nga Korça gjithashtu propozoi krijimin e një komisioni të ri për të prodhuar një version të ri bazuar në dialektin e Elbasanit. Në të njëjtën kohë, A. Sima filloi punën me Dhiatën e Vjetër me Librin e Fjalëve të Urta, duke e ndryshuar atë në alfabetin e tanishëm.  Ai nxitoi të punësojë Simon Shuteriqi si asistentin e tij, dhe të përkthejë gjithë Biblen në tre vite. Duke menduar se ai ishte kundër përfshirjes së Cilkës dhe Dako, Sina nuk mund të shmangte idenë e re të komisionit, edhe pse ai propozoi përveç Shuteriqi, Mithat Frasheri ose N. Naçialso. Duke filluar me përcaktimin që ata do të prodhonin tre versione në shqip, Telford Erickson nga Elbasani sugjeroi me 18 Mars 1912 që komisioni të përbëhej nga F. Konica, Luigj Gurakuqi dhe  S. Shuteriqi. Nga ana e tij si kundër-propozim T. Hodgson përfshiu emrin e  Josif Haxhi Mima. Erickson këmbënguli në dialektin e Elbasanit, dhe në një variant të ri të komisionit, ai përfshiu G. Cilka, Lef Nosi, dhe një Jovan.

Fillimi i Luftës së Ballkanit, kur shpërthimi i Luftës së I Botërore ishte afër , pengoi krijimin e ndonjë komisioni. A. Sina vazhdoi punën me botimin e Dhiatës së Re në 1913, ndihmuar nga Gjergj Qiriazi dhe Shuteriqi, pastaj me Zanafillën, Daljen, Librin e Përtërirë, Fjalët e Urta dhe në fund duke përfunduar punën e tij me Jobin dhe Kishtarin në Manastir në 1914. Nuk mund të mos nxjerri në dukje një fakt special për Shqipërinë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Në Maj 1923, Presidenti i qeverisë së parë shqiptare, Ismail Qemali, ishte në Londër së bashku me Mehmet Konica dhe Philip Noga, si një delegacion i Konferencës së Ambasadorëve. Me 17 Maj, ai kërkoi nëse mund të vizitonte BFBS “për t’i falënderuar ata për ndihmën që i dhanë çështjes së Shqipërisë duke botuar Biblen dhe gjëra të tjera.” Vizita u bë me 20 Maj dhe gazetari Charles Woods, që ishte ndërmjetësi, dy ditë më vonë shkroi se vizita konfirmoi sjelljen simpatike të Ismail Qemalit ndaj punës së protestanteve në Shqipëri, dhe që ai ishte shumë mirënjohës për interesin që ata kanë treguar, duke iu afruar atyre çdo lloje  ndihme në të ardhmen.

Shoqëria Biblike Amerikane (ABS) në 1915 botoi Barkun në tekst paralel Shqip-Anglisht, duke përdorur përkthimet në shqip të Shoqërisë angleze. Gjatë luftës, A. Sina mbaroi përkthimin (me shkrim dore) e gjithë Bibles, dhe në 1921 u zhvendos nga Manastiri në Korçë me gjithë materialet e tij. Në 1981 i kërkova këta materiale në Korçë, të cilat përfshinin disa dorëshkrime me shumë vlerë, por me keqardhje të madhe zbulova se janë shitur si karton i pavlerë. Më vonë Sina u sëmur. Nga puna e tij, me ndihmën e dhëndrit të tij Loni Kristo, Marku dhe Fjalët e Urta u printuan në Korçë në 1928, dhe për aq sa di unë, edhe Levitiku dhe Libri i Numrave në 1933, dhe Gjoni në 1937, por unë nuk i kam parë këta libra.

Mbas Luftës, Shoqëria i bëri apel Ministrit të Edukimit, Kristo Floqi, të ndërmarrë ribotim e Bibles me alfabetin e tanishëm. Ai i falënderoi ata për interesin e tyre në një pjesë të mirë të vendit. Në lidhje me dorëshkrimet e Sina, ideja e një komisioni për redaktim u ringjall. U propozua që P. Kennedy të bashkëpunojë me Mithat Frasherin dhe K. Dako në Tinarë për rishikimin. M. Frasheri pranoi me kënaqësi, por më vonë nuk kishte kohë të lirë për atë punë. Dako nuk pranoi të punojë me dorëshkrimet sepse ai i konsideronte ata të paarritura, dhe propozoi të bënin një punim të ri së bashku me Mihal Sherko, Karl Gurakuqi, Mati Lorenci dhe një sekretar. Dhiata e Re u ribotua në Berlin në 1930, me disa korrigjime të Loni Kristo. Nuk është përmendur në dokumentet e Londrës, por në fund në 1930, edhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare botoi ungjijtë bazuar tek përkthimi i Kristoforidhit. Nga dorëshkrimet e Sina, libri i Samuelit iu dërgua F. Konicës në Amerikë në 1935, por ai nuk mund të vinte të merrej vesh me F. Noli, dhe projekti nuk u vazhdua. Gjashtë muaj pas takimit si metropolitan i Korçës në 1937, Evllogji Korilla u përpoq të redaktojë përkthimin e Sina, por një vit më vonë ai ndryshoi mendim dhe donte të bënte gjithë përkthimin nga fillimi ai vetë. Komiteti i Londrës vendosi të shtyjë këtë çështje, dhe si dihet, dy muaj më vonë Shqipëria u pushtua.

Në Gusht, 1925 Edwin Jacques nga Fitchburg në Massachussette, i kërkoi Londrës për një version të ri të Ungjijve. Ai foli gjithashtu me Fan Nolin, pa marrë ndonjë inkurajim, ku ai propozoi që një version i ri të bëhej nga Koçi Treska nga Korça. Jacques shpresoi në vinte në Shqipëri si një misionar i Bordit të Misionareve të Huaj Konservativ Baptist, që kishte zgjedhur Shqipërinë si fushën e tij. Ai po priste njohjen e Shqipërisë nga SHBA në disa ditë, dhe ai përfundon një letër me 19 Janar 1946 me fjalët, “Le ta përdorim mirë këtë kohë,të mos gjendemi të papërgatitur kur dera të hapet përsëri.” Por me katastrofën ideologjike që zuri vend në Shqipëri  45 vite kaluan derisa dera u hap përsëri. Dokumenti i fundit daton me 6 Mars 1946. Nuk kam të dhëna apo dokumente  çfarë u bë nga ajo ditë deri sot.

Nga ky prezantim i thjeshtë, ne mund të nxjerrim të paktën dy përfundime të rëndësishme. Së pari, Shoqëria Biblike ka zhvilluar një aktivitet të gjatë dhe të suksesshëm, sepse ka bërë një punë  me cilësi të lartë, me një njohje të thellë të vendit, kulturës, edukimit dhe çështje të gjuhës shqipe, duke gjurmuar fazat e zhvillimit dhe duke zgjedhur personat më të përgatitur, me ide patriotike. Së dyti, këta shqiptare të shquar, shumë të frymëzuar, u përfshinë në këtë aktivitet, duke e bërë pjesë të pandashme të jetës së tyre dhe të angazhuar për një zgjim shpirtëror të bashkë patrioteve, për restaurimin e edukimit e Shqipërisë, për një kultivim të kulturës dhe literaturës në Shqipëri, dhe zhvillimin e shqipes si një gjuhë e pasur letrare. Duke qenë të përfshirë në këtë proces, ata vetë mësuan dhe zhvilluan më tej aftësitë e tyre, duke shkuar më lart si intelektualet e kombit. Kombi ka shprehur gjithmonë nder dhe mirënjohje ndaj tyre, dhe ndaj Shoqërisë Biblike dhe të tjerëve. Për ata që kanë filluar përsëri botimin e Bibles në shqip duke u bazuar në kërkesa bashkëkohore, do të jetë shumë e dobishme të dijë këtë traditë dyfishe të Shoqërisë Biblike dhe kulturës së Shqipërisë, sepse iu jep atyre kush-si, dhe u tregon atyre cili është çelësi i suksesit për tek shpirti i këtyre njerëzve.

Nëpër shekuj Bibla është maja e nderuar e literaturës. Ka qenë Libri. Edhe sot, kur libra janë botuar apo ribotuar sikurse çdo produkt për konsumues, është Bibla që ruan linjat e shenjta të literaturës së panjollë. Tashmë ka vendin e saj ne kulturën Shqiptare, dhe do ecë përpara së bashku me të.

Dr. Xhevat Lloshi

Tiranë,Albania

Janar 1994

(marre nga Shoqeria Biblike)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s