E degjoj kete pyetje nganjehere dhe shpesh behet pasi pyetjet e tjera kane marre pergjigje.
Kjo pyetje thuahet ne dy menyra:
1) Pse duhet te besoj ty? dmth kush je ti qe te me garantosh qe ajo qe po flet me mua eshte e vertete.
2)Pse duhet te besoj ty? dmth sa te tjere qe flasin per Zotin ka degjuar une, te gjithe ju njesoj jeni.
Nese ti e ben kete pyetje si ne rastin e pare, eshte shume normale qe te kerkosh fakte. Une nuk besoj ne menyre te verber. Por dua te them qe kam shume vjet qe grumbulloj fakte dhe jo te gjitha i gjeta diten e pare. Ende une gjej fakte te reja qe vertetojne ekzistencen e krijuesit dhe ekzistencen e njeriut te jashtezakonshem – Jezus per te cilin kane folur shume historiane qe nuk besonin tek mesazhi apo misioni i tij.
Nese e ben kete peytje si ne rastin e dyte, tregon qe ndoshta ti ke marre nje pozicion mbrojtes duke refuzuar cdo argument pa i degjuar apo peshuar. Ndoshta ke degjuar qe te flasin per Perendine. Nganjehere ka qene koha e gabuar apo tema jo e duhur, por une dua qe te ftoj ty serisht te pyesesh veten: a vertete argumentat qe flasin per ekzistencen e Perendise apo Jezus Krishtit jane pa baza, apo une nuk dua t’ia sepse mund te me prishin planet e jetes sime. Me pak fjale a do ti qe te jete i gabuar mesazhi qe ne predikojme, qe te qetesosh ndergjegjen tende?
Ne nje prezantim te vertetash, debati nuk do te jete gjithmone i lehte dhe as mbaron shpejt. Por nese futesh ne tavolinen e diskutimin eshte e mundshme te sjellesh argumentat e tua PRO ose KUNDRA asaj qe prezantohet.
Pra nuk eshte ceshtja nese duhet te me besosh mua qorrazi, po a deshiron ta vertetosh ate qe une po te ofroj? Shpresoj qe po.