Pse Zoti nuk i është përgjigjur lutjeve te mia?

Te kuptoj. Kam qene vete ne poziten tende. Paraprakisht mund te them qe nje pyetje e pergjithshme nuk merr dot nje pergjigje specifike. Eshte me e lehte per mua te pergjigjem nje pyetje si: “Pse Zoti nuk po ma jep punen qe po kerkoj?” ose “Pse djali im nuk me degjon?” ose “Pse me vdiq nena kur isha ende ne shkolle dhe babai na rriti ne femijet e vegjel?”

Ka me mijera “Pse?” qe njera-pas tjetres mund te marrin pergjigje. Ndryshimi kryesor eshte se ne cfare pozicioni je ndersa po e ben kete pyetje. Cfare dua te them me kete?

Sot ti mund te jesh: 1) Skeptik per ekzistencen apo per miresine e Krijuesit, 2) Mosbesues per nje pergjigje qe mund te jete ndryshe nga ajo qe i ke dhene vetes, 3) I lenduar nga humbje qe ke pesuar ne jete, pavaresisht se beson ne Zot – dhe shume variacione te ketyre tre pozicioneve qe une permenda.

Eshte shume e vertete qe jo rralle ne marrim pergjigjen qe kerkojme. Dhe jo rralle bejme pyetje qe te marrin ate qe ne konsiderojme per te vertete. Kam qene ne kete pozicion dhe kur kthej koken prapa kam kuptuar qe shpesh kam bere pyetjet e gabuara. Kam kerkuar te marr pergjigje per dicka qe e thoja ndryshe sesa e mendoja perbrenda.

Secili prej nesh eshte nje teolog (shpjegues i filozofise me baze Perendine) dhe eshte i rrethuar me teologe te tjere. Secili prej nesh ka nje pergjigje apo argumentim lidhur me jeten dhe veshtiresite qe kalon secili prej nesh-shpesh te ngashme ne natyre.

Ndersa thashe qe jemi te gjithe teologe, nuk thashe qe jemi te sakte apo te mireedukuar. Por ne bisedat qe kemi mes miqsh apo degjojme dhe lexojme, deklarata thuhen qe mbesin ne mendjen tone. Deklarata mbi te cilat ne ndertojme argumenta apo besime.

Nje nga deklaratat e shpeshdegjuara eshte: “nga Zoti vjen e mira dhe e keqja”. Nese ti e beson kete gje si shume te tjere, atehere ajo qe mendon ti per karakterin dhe veprimin e Perendise merr forme nga nje platforme e tille. Prandaj me shume te drejte ti dhe te tjere mund te jeni te inatosur kur dhimbje e pershkruajne jeten tone dhe ne kerkojme pergjigje apo fajtore.

Me lejo te jap nje perspektive tjeter. Perpara se te gjykojme Perendine per gjerat e keqija qe na kane ndodhur, na duhet te kuptojme se cfare eshte e mira dhe e keqja dhe kush ka te drejten finale ta perkufizoje dhe te vendose vijen ndarese.

Perpara se te gjykojme Perendine se faktori i vetem i fatkeqesise sone, na duhet te jemi te sinqerte dhe te kujdesshem per te gjetur dhe analizuar shkaqe te tjera te mundshme te fatkeqesise. Nqs do te duam vertet t’i bejme nje gjyq Krujuesit, te pakten t’i bejme mire pergatitjet per ta sjelle ate ne gjyq. Nje akuze e pergatitur dobet nuk arrin do te fitoje.

Nese do e akuzonim Perendine per shkujdesje, dmth qe nuk nderhyn kur ne apo te dashurit tane kane qene ne veshtiresi, na duhet te dime cfare kontrate mund te kete Krijuesi me krijesen. A ekziston nje e tille, ku te dy palet kane pergjegjesi dhe detyrime ndaj njeri-tjetrit? Nese e akuzojme Perendine per mosveprim, a e kemi pritjen tone te bazuar diku?

Ndersa po ofroj me shume pyetje te tjera sesa pergjigje, qellimi im eshte per te qene te sinqerte me akuzimet dhe pakenaqesine tone nga Krijuesit. Ndersa fillova te lexoj Biblen, kuptova shume dhe shumica e pyetjeve te mia kane marre pergjigje. Zoti eshte i mire dhe asgje e keqe nuk vjen prej tij. E keqja vjen kur ne e vendosim veten dhe familjen jashte pozicionit ku Perendia ka sjelle bekimin. E keqja vjen nga fuqite e erreta shpirterore qe dine te fshihen mire ndersa na ofrojne kazma dhe lopata per te hapur gropa per te rene me vone vete brenda. Ne ecim si te verber ne kete jete, vetem duke degjuar zerin e atyre qe kemi rrotull, pa e ditur se kush po na godet dhe kush po perpiqet te na ndihmoje. Ndoshta sot eshte dita kur na duhet ta shohim Krijuesin jo me si burimi i problemeve tona por si burimi i zgjedhjeve te tyre. A je gati per te marre hapin ne drejtimin ndryshe?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s