Perpara se te marresh pergjigje pyet veten: cila lloj pergjigje do te bindte ty? A ke ti nje opinion dhe po perpiqesh te forcosh opinionit tend apo te gjesh fakte dhe aresyetim sidoqofshin ato? Pergjigjen e di vetem ti ndersa lexon ketu. Deshirojme qe te jesh i ndershem me veten, ndersa pret pergjigjen.
Ti pergjigjem pyetjes tende do te me duhet te bej disa paralelizma. Nese je dakort po e barazoj fjalen Perendi me fjalet Krijues, Ideator i Krijimit, Krijuesi i shpirtit dhe Krijuesi i trupit njerezor, Krijuesi i bimesise dhe qenieve te gjalla.
Pra, si mund te dish qe ekziston nje qenie qe e quajme Perendi?
Nese nuk ka Krijues atehere Toka dhe planetet, bimesia dhe qeniet e gjalla dolen ne skene ne menyre te rastesishme dhe vazhdojne ne menyre te rastesishme te bashkeekzistojne.
Nese nuk ka Krijues atehere cdo njeri qe lind eshte nje rastesi dhe nuk ka asnje qellim pse ky njeri te ekzistoje, perderisa eshte si qeniet e tjera te gjalla. Njeriu s’duhet te kujdeset per njeriun sepse eshte lufte per mbijetese. NJeriu s’duhet te kujdeset per natyren. Njeriu s’duhet te mendoje per te ardhmen, sepse nuk ka te ardhme.
Nese nuk ka Krijues atehere si ka mundesi qe cdo njeri eshte unik, nuk eshte kopje e nje njeriu tjeter, qofte dhe vella apo moter? Si ka mundesi qe dhe gjurmet e gishtave jane unike dhe te pakopjueshme?
Nese nuk ka krijues si ka mundesi qe me ate te nje sperme mashkullore dhe te nje veze femerore krijohet nje njeri unik, i cili lind pas 9 muajve te qendrimit ne mitren e nenes dhe ka aftesi te kuptoje, te flase, te veproje, te degjoje dhe te kete emocione?
Meqenese nuk besojme ne ekzistencen e Perendise, do te themi qe nuk e kemi pare. Por nese do ta shihnim me syte tane Perendine nga do ta dalloje nga dicka tjeter, qe nuk eshte Perendi?
Nese dikush do te vinte dhe te thoshte: “Une jam Perendia” a do te bindeshe?
Cila shenje do te binde ty qe ka Krijues?
A do ti qe te bindesh?
Ne nuk e shohim Perendine por shohim kudo gjurmet e qe ka lene. A nuk te ben kjo te mendosh qe Ai eshte ne mesin tone?
Ne nuk e shohim Perendine,por prape ti je duke kerkuar per Te. Sepse shpirti yt ka nevoje per Krijuesin dhe ti ende nuk e kupton sesa.
Bibla thote qe askush nuk e ka pare Perendine pervec se atij qe erdhi nga Perendia. Bibla ne thote qe Jezusi ishte nje njeri qe lindi nga nje vajze e virgjer me ane te Frymes se Shenjte. Jezusi ndersa jetoi ne mes te njerezve ne kombin e Izraelit per 33 vjet, tregoi mbi karakterin e Perendise dhe i ftoi ata qe e degjuan ta njohin kete Perendi. Ai ua la kete mesazh atyre qe i besuan ne ate kohe dhe mesazhi vazhdon te perhapet dhe sot pas 2000 vjetesh.
Si mendon tani? A ka me shume mundesi qe Perendia ekziston apo jo?
Ne fund dua te them qe besimtaret dhe ateistet kane nje gje te perbashket: besimin. Te dy grupet e njerezve besojne: njera pale qe Perendia ekziston bazuar te shenjat dhe aresyetimi qe permenda me siper dhe pala tjeter tek pamjaftueshmeria e fakteve qe Perendia ekziston. Asnje pale nuk di gjithcka dhe nuk ka pare gjithcka. Asnje nga ne nuk ka qene kur toka u krijua apo kur doli ne pah njeriu i pare.
Personalisht do te doja te kisha me shume fakte, por ato qe jane mjaftojne per mua qe te dal ne perfundimin qe Perendia ekziston.