Nese ke arritur te besosh sadopak qe ti nuk je rastesi ne kete bote, qofte dhe nese mami e babi yt nuk te parashikuan, a je gati te degjosh argumentat se pse Zoti ka nje plan per ty?
Ne fillim me lejo te them qe une besoj se shumica e gjerave qe Zoti ka pergatitur per cdo individ jane te ngjashme me jeten e te tjereve, por ka dhe detaje qe jane specifike per cdo individ dhe jo te gjitha jane te zbulueshme qe ne fillim.
Me lejo te them ne kete menyre. Nese eshte nje krijues qe te ka disenjuar ne mitren e nenes tende dhe ti nuk je thjesht nje rastesi ne kete jete, atehere ka kuptim qe Krijuesi te kete diçka te vecante ne mendjen e tij per ty si individ. Ti je ndryshe nga cdo njeri qe ekziston dhe ka ekzistuar ne bote. Ti je i ngjashem me disa por je unik. Ti ke ngjyre lekure, flokesh, sysh te ngjashme, ke organe te ngjashme me njereizt e tjere, por je i vecante. Gjurmat e gishterinjve te tu jane te vecanta, nuk i ka askush tjeter. Prandaj ne polici marrin shenjat e gjurmeve te gishtave sepse e dine qe nuk ka dy persona me te njejten gjurme.
A mund te jete kjo rastesi?
Nga ecja ime shumevjecare me Zotin kam kuptuar qe Ai ka parashikuar gjera per jeten time perpara se une te lindja apo kur isha ende femije. Kaq kuptoj tani, por jam i sigurt qe do te kuptoj me shume me vone, dhe gjithcka kur ta takoj Zotin nje dite.
Zoti ka plan per jeten tende dhe eshte plan i mire, per te dhene nje jete qe ka kuptim dhe qe do te jete gezim per ty dhe shume te tjere.
A mundesh sot ti te thuash: Zot me zbulo planin e jetes sime? A mundesh qe per pak te mendosh qe eshte dikush qe di me shume per te kaluaren dhe te ardhmen tende dhe qe ka deshire te ndihmoje te arrish ne vendin ku Ai si Krijuesi yt ka parshikuar per ty? Mendo sikur…..