Si mundet te jete Perëndia Triun?

Kete pyetje e degjoj shpesh te bere nga besimtare te fese islame. Me respekt mund te them: “Kush te tha ty sesi eshte Perendia lidhur me njejesin apo shumesin e tij?”

Askush prej nesh nuk arrin te kuptoje apo perfytyroje qartesisht sesi eshte Krijuesi. AJo qe ne dime dhe besojme varet shume nga ajo qe na kane mesuar. Pra, ceshtja e Perendise Triun apo jo, varet se ne cilin liber e ke lexuar ate qe beson.

Por me lejo te jap disa argumenta te thjeshte pse Perendia qe eshte nje i vetem, ne konceptin kristian, konceptohet si Trini, pra ne shumes.

Bibla eshte e mbushur qe ne fillim me referenca ku Perendia flet ne shumes, si psh ne fillim Perendia tha: “ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone”. Kujt po i fliste Perendia? Pse Shembelltyra eshte ne shumes dhe jo ne njejes?

Perendia eshte dashuri. Dashuria eshte dhenese. Perendia ka qene qe nga fillimi kur asgje tjeter nuk ekzistonte. Por meqe dashuria e Perendise eshte e perjetshme, atehere duhet te kete patur nje objekt per te dashur qe nga perjetesia. Jezusi e permend mallin qe ai kishte per Atin dhe deklaratat e tij mbi dashurine e perjetshme midis atyre. Lendimi dhe vajtimi Jezusit u be i dukshem kur ai bertiti: “Ate pse me ke braktisur” Ati ktheu koken per nje kohe, ndersa Jezusi u be mekat ne vendin tone.

Ka referenca ne testamentin e ri ku Jezusi, Fryma e Shenjte dhe Perendia permenden si persona te dallueshem nga njeri-tjetri ne te njejtin vend – si psh pagezimi i Jezusit.

Koncepti triun i Perendise eshte nje problem jo e lehte teologjik per t’u kuptuar. Pyetja ime per ty eshte: “A je duke e perdorur mospranimin e trinitetit si nje justifikim per te mos besuar ne Perendine sipas bibles?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s