Pyetje e cuditshme duket per ate qe beson por ja qe dikush e ka bere kete pyetje, ndoshta dhe ti e ke perdorur si nje argument kur dikush ka treguar mbi vdekjen e Jezusit ne kryq. Nqs informacioni qe ne dime se cfare ndodhi ne kryq nuk mjafton, atehere tregon qe nuk e kemi marre informacionin te plote. Kjo do te thote qe ose Bibla nuk eshte lexuar ose nuk eshte kuptuar.
Nese kisha mundesi te jepja nje pergjigje me nje fjali do te thoja: absolutisht Perendia NUK VDES. Nuk ka kuptim per askend qe te themi qe Perendia vdes.
Por ti mik/mikeshe e dashur duke dashur te tregosh opinionin tend qe nuk i beson Bibles, ndoshta e ben kete pyetje duke e nxjerre kete ngjarje jashte kontekstit.
Nese ke interes te dish me shume, te lutem lexo me poshte.
Se pari me lejo te jap nje kendveshtrim mbi “vdekjen”. Ne jeten tone te perditshme ne perdorim fjale rendom dhe ne mendjet tona ka nje kuptim te caktuar, gje qe nuk eshte gjithmone kuptimi real i fjales. Koncepti i vdekjes per shumicen prej nesh, na eshte prezantuar ne menyre te thjeshte: nje person qe per nje kohe te caktuar merrte fryme, apo fliste, merrte pjese ne jeten aktive, etj-pas nje momenti te caktuar ai nuk komunikon me. Zemra nuk i rreth, gjaku nuk leviz me neper vena, dhe me kalimin e kohes gjymtyret “ngurtesohen”. Ky eshte momenti qe ne themi “vdiq”.
Bibla na hap horizontin ne lidhje me vdekjen. Shpesh shprehje me prejardhje biblike gjenden dhe ne fjalorin tone -megjithse nuk ja veme shume veshin, si psh: “iku dhe na la”, “iku ne paqe”, “nuk e morem vesh sesi iku” etj. Ne kete kontekst vdekja zevendesohet me fjalen “iku” . A mund te jete e vertete qe personi iken nga trupi? A mund te jete e vertete qe ajo qe ne themi vdiq, nuk eshte zhdukje, asgjesim por nje nderrim banese? Pra largohemi nga ky trup njerezor per te shkuar diku?
Pra nese e shikon ne kendveshtrimin biblik, njeriu nuk vdes, por kalon nga njera gjendje ne tjetren. Kur Perendia i tha njerezve te pare : Nese hani nga fryti i pemes se njohjes se mires dhe te keqes -do te vdisni, pasi ata nuk u binden, ata nuk vdiqen ne konceptin qe ne mendojme. Ata jetuan disa qindra vjet pas kesaj. Vdekja eshte ndarje nga Perendia. Bibla na thote qe mekati e ndan njeriun nga Perendia.
A vdiq Jezusi? Patjeter qe JO, ai nuk pushoi se ekzistuari. Ai u largua nga trupi ku qendroi per 33 vjet. Ai mori mekatet e te gjithe njerezve, prandaj ai thirri nje moment “Ate pse me ke braktisur”. Jezusi-njeri u nda nga jeta e Perendise duke perfaqesuar mekatet e gjithe njerezimit. Njerezit u kujdesen per trupin e rrahur, e pastruan, e varrosen ashtu sic bejme dhe ne sot. Por pas tre ditesh ai trup nuk ishte me tek varri sepse Jezusi u fut perseri ne trup dhe ju paraqit se paku 500 personave, perpara se te ngrihej lart ne qiell. Jezusi u ringjall ne syte e njerezve per te treguar praktikisht sesi do te ndodhe ringjallja ne fund te epokes.
Shpresoj qe ky artikull te beje te lexosh biblen me nje deshire per ta kuptuar dhe mesuar prej saj. Faleminderit qe lexove bashke me mua.