Pse kane vuajtur gjithmonë shqiptaret?

Pergjigja eshte e veshtire sepse vuajtjet jane pjese e njerezimit, te gjithe kombet kane vuajtur dhe vuajne. Ajo qe ne brezin tone e quajme vuajtje -ndryshe eshte quajtur ne te kaluaren dhe ndoshta brezat e mevonshem nuk do te na kuptojne.

Vuajtja vjen nga padrejtesite e bera nje sisteme apo grupe shtypese, here me ndryshime etnike dhe disa here me ndryshime fetare. Ne rastin e Kosoves dhe Camerise, problemi eshte i perzier dhe per aresye te ndryshme here paraqitet si problem etnik dhe here si problem fetar.

A eshte Zoti i perfshire apo eshte pasiv ne kete gje?

A jane brezat e meparshem dhe ky i sotshmi pergjegjes per vuajtjet qe kemi kaluar?

Keto pyetje kane nevoje per kohe per t’ju pergjigjur dhe prape nuk do arrije te kenaqese secilin. Pse? Sepse secili qe e ben kete pyetje, e ben nga nje kendveshtrim ndryshe dhe pret nje pergjigje sipas kendveshtrimit te vet. Kjo ben qe shpesh pergjigjet nuk i kenaqin ata qe pyesin.

A eshte Zoti pergjegjes per vuajtjet tona? Ne varesi te asaj qe ti mendon per Zotin, fuqine dhe rolin e vet, ke tre mundesi te menduari: 1) Zoti te jep te miren dhe te keqen pavaresisht asaj qe ti ben. Kjo e ben ate ose kapricioz 2) Zoti nuk eshte i plotfuqishem keshtu qe eshte i pafuqishem per te nderhyre. 3) Zoti eshte i drejte dhe i duhet te respektoje rregullat qe ka vendosur edhe kur njerezit me dashje apo nga padituria i thyejne rregullat hyjnore.

Une mendoj qe eshte aresyeja e trete, pra kjo na sjell ne kendveshtrimin qe ne si popull (pa u krahasuar me popuj te tjere) kemi bere gjera qe i kemi bere gabim dhe per kete problemet na kane rene mbi kurriz. Nese jemi te sinqerte dhe duam te rregullojme situaten tone kombetare, atehere do te na duhet te ulim hunden dhe te jemi te hapur te pranojme qe diku ose ne disa drejtime jemi gabim.

Po ti si individ, a e quan veten si nje person i drejte, si dikush qe i ke zbatuar te gjitha parimet hyjnore?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s