OSE
Po te pyes une: me verteto qe Perendia nuk ka gisht ne dy gjera: 1) ne ekzistencen e njeriut te pare, 2) ne lindjen tende; cfare do te me pergjigjesh?
Megjithate shume thjesht ti do kuptosh kete shpjegim. Ka dy lloj mundesish per ekzistencen e njeriut: njeriu eshte krijuar njeri nga Perendia ose njeriu eshte nje qenie qe eshte gjithmone ne progress dhe evolim, pra njerezit e shume shekujve me pare nuk duhet te quhen tamam njerez apo ata qe vijne pas nesh.
Kur mendon ti qe eshte quajtur per here te pare njeri-qenia qe te ngjan ty dhe mua?
A mendon ti vertet qe paraardhesit tane vijne nga raca e majmuneve? Pse nuk shohim ende sot majmune qe behen njerez? Me shume shoh te kunderten.
Nese beson ne evolucionin e njeriut, si eshte e mundur nje trupi i njeriut vjen dhe behet me i prekshem ndaj semundjeve dhe eshte evoluimi i zbulimeve shkencore dhe mjekesore qe i ka zgjatur jeten atyre qe kane mundesi te perfitojne nga keto zbulime. Nese ne mendojme qe eshte evoluim drejt permiresimit si e shikon ti te ardhmen e njerezimit ne evoluim e siper?
Me lejo te bej dhe nje pyetje te fundit. Si eshte e mundur qe nga bashkimi mikroskopik i spermes se babait tend dhe vezes se nenes tende vite me pare, ka dale dikush si ti, pa nderhyrjen e askujt ndersa ti ishte ne mitren e nenes tende?
Une do ta kisha te veshtire te besoja qe ti si nje qenie inteligjente qe arrin te dyshosh dhe idene e nje Krijuesi inteligjent, te kesh dale si pasoje e nje rastesie. Eshte pak veshtire te besosh qe eshte rastesi te kesh dy sy, dy veshe, hunden, floket, trurin e paeksplorueshem, venat e gjakut dhe indet nervore, muskuj dhe kocka qe jane brenda nje lekure te holle, organet e brendshme, mushkerite dhe zemra, etje etj.
Nuk di se cfare profesioni ke ti, por nuk kam pare asgje veper te bukur apo funksionale qe ka dale nga plehrat e hedhura kuturu.
Mendoj qe eshte koha te zgjohesh dhe te pranosh argumenta qe deri tani i quan pa mbeshtetje, si me te aresyeshme sesa argumentat qe ke ti. Nese ke pyetje me specifike, me shkruaj nje rresht dhe do te shkruaj disa rreshta te tjere duke besuar qe ti vertet ke deshire te vertetosh qe ajo qe ti beson eshte apo jo e vertete.