Bibla na tregon qe Perendia ekziston ne nje dimension tjeter nga ai qe ne jetojme normalisht. Shpesh degjojme qe Perendia eshte ne qiell dhe me pas duke menduar qiellin hapesiren mbi ne, pertej reve, imagjinojme se ku dhe si Perendia ka banesen e tij.
Ne shkrimet Hebreje thuhet qe kur populli i zgjedhur i Perendise, Izraeli ndertoi nje tende/tabernakull levizes dhe me vone tempull ne emer te Perendise, prania e Zotit ishte ne tempull, por kjo nuk tregon qe plotesia e Zotit eshte ne nje tempull te bere nga dora njerezore.
Ne Testamentin e Ri mesojme qe besimtaret e vertete te Jezusit, mbushen me Frymen e Shenjte dhe Perendia banon ne ta individualisht dhe si grup/kishe.
Shkruesit e Bibles te ndergjegjesuar mbi kudogjendshmerine e Krijuesit shpreheshin qe nuk kishin ku te iknin, a fshiheshin sepse Zoti ishte aty.
Zoti eshte prane teje, ndersa po lexon. Fol me Te, nga zemra, sinqerisht dhe lere Ate qe te flase Ty.