Prej vitesh ne shtepine tone kemi vendosur disa kova ku vendosim plehrat e ndryshme sipas kategorive: te tretshme, te riciklueshme dhe te paperdorshmet. Secila ka dhe qesen perkatese qe te mos ngaterrohet me te tjerat. Une jam shume pasionant per te vendosur cdo mbeturine ne vendin e vet. Pas shikimit te shume videove mbi plehrat neper bote, mendoj qe kontributi i secilit ndikon. Prandaj, me eshte dashur te lexoj me vemendje dallimin mbi plehrat e riciklueshme dhe atyre qe nuk mund te riciklohen me. Nga ana tjeter njohuria dhe pasioni im per t’i bere gjerat sic duhet ne kete fushe nuk ka te njejten vemendje nga anetaret e tjere te familjes. Shpesh gjej ne koshat e gabuar plehrat “e gabuara”. Kjo mua me inatos, por nuk duket qe eshte problem i madh per te tjeret.
Me duket qe ka shume ngjashmeri me menyren sesi ne i klasifikojme plehrat ne jeten shoqerore. Mendoj qe secili prej nesh ben ne mendjen e vet klasifikime duke vendosur informacione dhe veprime ne kategori te ndryshme. Dhe nuk eshte cudi qe ajo qe konsiderohet “pleh social” nga nje person apo grup, konsiderohet si ushqim nga nje grup tjeter.
Ne 25 vitet e fundit tema kryesore e debateve, shfryrjeve dhe perqasjeve ne Shqiperine pas-komuniste ka qene politika. Pershirja dhe mosperfshirja ne aktivitetet dhe strukturat politike i ka ndare njerezit nga njeri-tjeteri, ka bere qe disa te behen indiferente plotesisht sa te refuzojne te kontribuojne qofte dhe me mendime konstruktive. Te tjere te lodhur dhe me pesimizem kane lene prapa vendin ku linden dhe u mbollen diku tjeter.
Na pelqejme te fajesojme te tjeret per situaten ku shqiptaret gjenden. Ka patur perpjekje dhe per te bere katarsis por kjo vec ne nderrimin e lidershipit, por jo te mentalitetit. Per shkak se interesi privat eshte me i larte se interesi publik ne shumicen e njerezve, ndryshimi eshte ne kazanet e plehrave.
Nje fjale e urte nga Mbreti Solomon thote: “Drejtesia e ngre lart nje komb“. Disa muaj pas ndryshimeve demokratike ne Shqiperi degjova nje interviste te nje politikani (ne mos gaboj) francez i cili ne nje mesazh po thoshte qe gabimi i tyre ishte qe ne politike ata zgjedhin kryesisht njerezit me te zgjuar, gje qe sipas tij ishte gabim. Ai po thoshte qe te zgjidheshin njerezit e ndershem qe ishin te zgjuar. Sepse te zgjuarit mund te ishin aq te kamufluar sa te ndertonin nje sistem qe do u sherbente interesave te tyre dhe masat e popullit do e kuptonin kete me vonese. Ndershmeria ishte celesi. Po ku t’i gjejme njerezit e ndershem? Sistemi ateist ne Shqiperi qe prej 67′ prezantoi qe njerezit te kishin frike vetem nje gje: partine-shtet. Nese nuk ka Zot, atehere mund te besh cfare te duash dhe po nuk u kape nga njerezit, atehere bravo te qofte. Kjo menyre e te menduarit qe ishte aktualisht ne shume njerez, beri qe secili mund te bente gjera te padrejta pa patur friken e ndeshkimit apo te pasojes qe do te kishte tek te tjeret.
Ndersa degjoj komentatore qe flasin mbi ndikimin e filozofit Nietzsche ne ideologjine naziste arrin te kuptosh qe nuk ishte Hitleri ai qe e coi Gjermanine drejt nje filozofie te “arianizmit” por ishte nje komunikim i vazhdueshem midis njerezve dhe liderit te ri nazist. Populli fliste dhe besonte ato gjera qe Hitleri i permblodhi ne “Mein Kampf” . Pra, Hitleri ishte produkt i nje pjese te popullit te tij ne ate gjenerate. Ai nuk ishte filozofi qe ndryshoi mendjet e njerezve, ata tashme e kishin ate filozofi.
Mendoj qe ka paralelizma ne ate qe lideret qe Shqiptaret zgjedhin (ne shumice) jane lideret qe mendojne sic shumica e shqiptareve. Me lejoni te tregoj nje rast praktik. Kur udhetoja me mikrobus neper Krrabe per ne Tirane, shume shpejt pas 97′ u perfshiva ne nje bisede ( qe ishte dhe eshte edhe sot e zakonshme ne mes njerezve) ku po shahej korrupsioni i kryeministrit te asaj kohe. Une ju ktheva personit qe ishte me i zjarrti dhe e pyeta: “Nese do te ishe ti nje nga ministrat dhe per cdo firme qe te duhej te jepje padrejtesisht, do te fitoje 5 milion, a do ta beje?”. Pa ju dredhur syri, m’u pergjigj: “Patjeter!” duke shtuar shtuar me mimiken e fytyres se tij: “vetem budallai nuk do ta bente“. Pergjigjes se tij ju ktheve: “Atehere, ti nuk ke asnje ndryshim moral nga kryeministri i sotshem. Ai eshte nje hajdut qe ju dha mundesia, ndersa ti je nje hajdut qe nuk te eshte dhene mundesia“.
Kur degjoj lajmet mbi vjedhjet e dritave dhe raprezaljet periodike, me kujtohet qe ne kohen e xhaxhit, njerezit vidhnin dritat po ashtu. Metodat jane per t’u prezantuar ne DIY Youtube videos, por duket qe mentaliteti hajdut nuk erdhi me periudhen berishiane sic kane qejf te reklamojne disa. Ishte aty. Problemi tani eshte qe plehrat nuk e kishin me vendin ne nje qoshe te shtepise, por ne dhomen e pritjes.
Mendoj qe perzgjedhja qe ne i bejme asaj qe eshte pleh ne mendime dhe veprime ne jeten tone individuale, reflektohet ne shoqeri. Nese ne i themi plehut – vlere dhe vlerave-te panevojshme atehere shume shpejt jo vetem qe ne jetojme ne mes plehrash, por do harrojme “aromen e parfumit te drejtesise”.
Pergjegjesia eshte individuale perpara se te jete shoqerore, sidomos ne rastet e drejtimit te gishtave per te identifikuar fajtoret. Profetet biblike here pas here e ftonin popullin te pendohej dhe te kthente rruge (jo vec nje keqardhje emocionale). Duket qe bekimet nga Zoti jane te kushtezuara: ndero Perendine dhe bej gjerat qe ai thote, dhe ai do te bekoje shtepine tende dhe vendin ku banon.
Nese era e plehrave ende nuk po na bezdis dhe pendimi yne eshte siperfaqesor (per syte e botes), atehere shpresa eshte shume e vaket.