Pashka sjell Shprese!

“Krishti u Ngjall! Me te vertete u ngjall” Kete benim si femije te vegjel ndersa thyenim vezet e kuqe dhe uronim qe veza ime te ishte me e forta  U falet femijeve qe e gjitha qe dine mbi Pashken eshte thyerja e vezeve te kuqe. U falej padituria dhe te rriturve gjate kohes kur festimi i Pashkes ishte i ndaluar. Po sot dhe te djelen tjeter? Tavolina shtruar, foto dhe video te cuara ne grup, urime mbaresindjellese :Gezuar Pashken” – sic do bejne kur te vije Krishtlindja apo Ramazani. A na falet sot qe e kujtojme Pashken vec me te ngrena e te pira? Mblidhen dhe kercejne per Pashke e Bajram te njejtet njerez pa ditur as kuptimin dhe as ndryshimin. Rendesi sebepi. Rendesi qe te themi urimin e mire. Ende kemi mbetur pagane ne shpirt. Me pare nuk dinim, tani ndoshta nuk duam te dime.
Kur lajmi u perhap qe varri ku ishte vendosur trupi i Krishtit ishte bosh, nuk po e besonin as ndjekesit e tij te afert. Aq me teper qe te parat qe e pane Krishtin te ringjallur ishin gra: si eshte e mundshme qe Krijuesi gjenial t’u shfaqet grupit qe ne ate kohe (por dhe sot ne shoqerite me baza jo te krishtera) ishin klase inferiore? Deshmia e nje gruaje nuk kishte te njejten vlere si e ajo e nje burri. Shkrimet e Shenjta na tregojne qe Kleopa dhe nje tjeter dishepull e takuan Krishtin e Ringjallur (dhe s’e njohen ne fillim) ne rruge dhe biseduan me te. Krishti i ringjallur iu pergjigj dyshimit dhe skepticizmit te tyre: “O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!” Per Krishtin ishte parashikuar shekuj me pare dhe judenjte i kishin ruajtur me kujdes te gjitha profecite, por nuk prisnin qe zgjidhja e problemit te skllaverise dhe lirise te vinte nga nje person i lindur ne nje qyteze te panjohur, rritur ne nje familje pa status social dhe ekonimik. Nuk prisnin qe Krishti/Mesia te vdiste ne kryq. Ata donin qe Krishti te zgjidhte problemin e tyre dhe ata ta duartrokistin dhe brohorisnin sic bene ne diten e palmave. Ata nuk donin nje shpetimtar qe dorezohej me dashje per tu vrare, ata donin nje luftetar qe perdorte supefuqine kundra armiqve. Dhe sot ne jemi ende budallenj dhe mendjengathet per te kuptuar. Deklarojme emra te medhenj levizjesh, ngreme lart emra njerezish qe do te ndryshojne kombin tone. Dhe kur ata na zhgenjejne kerkojme per emra te tjere dhe nderkohe pime kafe dhe bejme ahengje si per Pashke dhe Bajram. Ankohemi sepse zgjidhjen e kerkojme tek te tjeret, tek vdekatare te tjere, tek ata qe bertasin me shume dhe mburren me shume, tek ata qe duan te perfitojne ndoshta me shume sesa ne, prandaj dhe rrezikojne nderin dhe burrerine. Ankohemi si njerez te verber qe kerkojme te ndjekim zhurmen e rradhes dhe te shurdher per peshperimen e dashurise hyjnore qe na fton serisht. Ankohemi se nuk kemi aq shume sa ata te cilet i votojme, ankohemi se nuk vjedhim dot si ata dhe nuk i heqim dot kur e kalojne kufirin. Ankohemi sepse ata nuk pendohen nga mekatet e tyre politike, kur ne te gjithe si komb kemi shume per t’u penduar. Kemi refuzuar Krijuesin per 50 vjet dhe asnje ligj per lejimin e fese, nuk e ndryshon zemren pagane te nje populli qe krenohet duke pare veten ne pasqyren qe i thote ate qe i pelqen. Sot dhe te djelen tjeter, festojne njerezit, por jo duke falenderuar Krijuesin qe u fal mekatet dhe ofron kalimin nga vdekja ne jete. Jo, festojne sepse duke festuar harrojne jeten e veshtire dhe me pak buzeqeshje. Festojne dhe urojne “Gezuar Pashken” si nje urim hajmali qe eshte mire ta thuash.
Une sot vendos te kujtoj qe Krishti qe vdiq, u varros dhe u ringjall me jep shprese per jeten qe nuk ma jep asnje kombesi, asnje parti, asnje urim, dhe asnje hajmali moderne.

KRISHTI U NGJALL ME TE VERTETE-Lum kush e beson.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s