Historia e hajdutit me kollare

E kemi degjuar shprehjen: “Qeveria kur do, e kam lepurin me qerre”. Do te thote qe kush eshte ne pushtet vendos qe te caktoje ate qe eshte e lejueshme apo e moralshme per te bere. Historia na ka mesuar qe sado e mire te jete nje qeverisje nuk eshte e perkryer. Por ka qeverisje qe papersosmerine e kane kthyer ne normalitet dhe shkojne aq larg sa ajo qe eshte e padrejte quhet normalitet. Perpara nje viti takova nje ish-funksionar qe u largua nga Shqiperia, i cili kishte punuar ne vjeljen e taksave. Gjate bisedes ne nje kafe me tregoi sesa ne korrupsion eshte e zhytur administrata, ku cdo funksionar mbledh para ne menyre te paligjshme per t’ia cuar atij qe ishte me lart dhe derisa shkonte tek ministri i financave. I njohuri im kishte filluar te mos ndihej rehat: nuk di nese e ka vrare ndergjegja apo po ndjente qe rreziku po rritej per t’u kapur dhe marre si shembull per te treguar qe qeveria po e lufton korrupsionin.

Ne Bibel ishte nje taksambledhes qe kishte filluar te bezdisej nga menyra e te punuarit dhe te jetuarit. Ai kurre nuk e kishte shprehur parehatine e tij publikisht por ndersa Jezusi po kalonte ne qytetin e tij, dicka brenda tij kerkonte ta shikonte kete njeri te jashtezakonshem per te cilin flisnin shume. Fatkeqesisht ai i ishte i shkurter keshtu qe pertypi krenarine dhe hipi ne nje peme. Mund ta lexoni gjithe historine ketu.

Ne te pelqen historia pa fjale, shiko nje variant te realizuar me rere.

Po ty mik dhe mikeshe, a te vret ndergjegja per jeten qe po ben?

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s